
A ËSHTË İ NEVOJSHEM PERDORİMİ İ SUPLEMENTEVE PROTENİKE PAS KIRURGJISË SË OBEZITETIT DHE METABOLIKE?
Proteinat janë blloqet bazë të ndërtimit të trupit tonë. Përveçse janë blloqet ndërtuese, shumë funksione biologjike kryhen nëpërmjet proteinave. Në të njëjtën kohë, proteinat mund të përdoren si burim energjie në rast urie.
Operacionet e obezitetit dhe të kirurgjisë metabolike (operacionet bariatrike) ndahen kryesisht në dy grupe. Operacionet që kufizojnë vellimin dhe operacionet qe prishin përthithjen. Të dy llojet e operacionit e vendosin trupin në një gjendje qe mund të kontrolloje urine.
Qëllimi në periudhën pas operacionit është parandalimi i përdorimit të proteinave si burim energjie duke siguruar marrjen e duhur të proteinave dhe energjisë në trup. Objektivi është humbja e indit dhjamor dhe ruajtja e indit muskulor.
Humbja e indit muskulor redukton nevojat e trupit për kalori bazë. Pacientët humbin peshë shpejt, por; Shkakton një rritje të mundesise së rifitimit të peshës.
Sipas udhëzuesit Amerikan të Kirurgjisë Metabolike dhe Bariatrike dhe Udhëzuesit të Kirurgjisë Bariatrike të Shoqatës Turke të Endokrinologjisë dhe Metabolizmit; Rekomandohet marrja e 60-120 g proteina në ditë për pacientët pas operacionit bariatrikë.
Në operacionet ku vëllimi i stomakut zvogëlohet ose keqpërthithja; Marrja e proteinave te nevojshme mund të mos arrihet për shkak të komplikimeve të tilla si marrja e pamjaftueshme e lëndëve ushqyese, keqpërthithja ose të vjellat/ intoleranca ushqimore.
Studimet kanë treguar se sasia e synuar e proteinave nuk mund të arrihet në muajt e parë (veçanërisht periudhat e lëngshme dhe të puresë). Është vënë re se vetëm dy të tretat e sasisë së synuar të proteinave të pacientëve mund të tolerohen (afërsisht 30-50 g). Për këtë arsye, është përcaktuar se MBËSHTETJA PROTEINALE ESHTE JETESORE NË MUAJIN E PARË pas operacionit.
Ka disa produkte posaçërisht për pacientët postbariatrikë. Keto bejne te mundur marrjen e mjaftueshëme te proteinave te nevojshme .
Përveç kësaj, ekziston mundesia qe keto suplemente proteinike te pergatiten ne kushtet e shtepise ne baze te disa recetave .
Hirra e djathit (proteinat e hirrës) është proteina me vlerën më të lartë ushqyese midis proteinave të tjera ushqyese (vezë, soje, etj.). Disponueshmëria e hirrës në trup është afërsisht 15% më e lartë se disponueshmëria e proteinave të vezëve. Ndihmon ne parandalimin e sarkopenisë (humbje muskulore, ulje të fuqisë dhe funksionit të muskujve).
Individët qe jane mbipeshe mund të konsumojnë hirrë. Ajo ju mban të ngopur dhe përshpejton djegien e yndyrës. Ka efekt kurues edhe për problemet e stomakut dhe qeteson fryrjet.
Falë vitaminave dhe mineraleve në përmbajtjen e saj, nëse konsumohet rregullisht është ndër lëndët ushqyese që balancojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Për të bërë hirrë, fillimisht duhet bërë djathi. Për të marrë djathë është e nevojshme që qumështi të pritet dhe kullohet me një substancë acide si limon ose uthull. Pas gjizës dhe kullimit të qumështit, djathi që mbetet sipër dhe uji i verdhë me erë paksa të thartë është hirra.
Nëse hirra duhet të konsumohet në një kohë të shkurtër, vendoset në një kavanoz qelqi dhe ruhet në frigorifer. Është shumë e rëndësishme qe kapaku i kavanozi ku ruhet hirra te puthitet dhe mbyllet mire .
Nëse dëshironi ta ruani për më shumë se 5 ditë, duhet ta vendosni në ngrirje.
Si mund ta perdorni hirrën në shtëpi?
• Mund te përdoret ne pergatitjen e suprave.
• Mund të krijoni një dietë të pasur me proteina falë hirrës që do të përdorni në receta gjate pergatitjes se petullave ose omëletave.
• Mund ta përdorni brenda salcave ne marinimin e mishit.
• Mund ta konsumoni hirren bashke me fruta, ne formen e një pije natyrale proteinike.
Receta e supës me hirrë
Perbersit:
• 4 gota hirrë
• Kripë
• 1 vezë
• Lëngu i nje gjysmë limoni
• 3 lugë kos
Të gjithë përbërësit hidhen në tenxheren e supës. Perzihen mire derisa te kemi nje mase homogjene. Vazhdon të përzihet derisa të zjejë. Pas 10 minutash, soba fiket. Nëse supa behet e trashë, mund të shtoni ujë të nxehtë. Nëse ka nevoje vetem pak per tu holluar, mund të shtoni deri në gjysmë gote ujë.
KREP I KUQ( Palaçinka)
• 2 Lugë Miell i bluar tërshëre
• 1 filxhan hirrë pa aromë
• 1 vezë e plotë
• 1 e bardhë veze
• 1 spec i kuq ( jo djeges)
•Kripë
Të gjithë përbërësit vendosen në një tas dhe përzihen derisa të krijohet nje mase e njejte. Tava lyhet me pak vaj ulliri dhe lihet në zjarr të fortë derisa të nxehet. Pasi nxehet, ulet nxehtësia ne mesatare. Shtohet pak nga përzierja në tigan dhe përhapet duke mbuluar tiganin. Pasi piqet ne të dy anët, hidhet në pjatë. Gatojini në të njëjtën mënyrë deri ne fund.
Pas përgatitjes së petullave, mund t’i mbushni me mish pule, perime dhe djathë për të rritur vlerat e tyre ushqyese dhe proteinike.
SALCE DOMATESH
• 1 Kg domate
• 4 thelpinj hudhër
• ¼ qepë e grirë
• ¼ gotë hirrë
• Borzilok i freskët
• Kripë, piper i zi
Të gjithë përbërësit përveç hirrës përzihen me blender derisa të krijohet nje mase e plote. Gatuajini në zjarr mesatar për 5-10 minuta derisa të vlojë. Pasi ta hiqni nga zjarri, shtoni ngadalë hirrën duke e trazuar. Mund të përdoret si salcë për gatimet me mish/pulë dhe në vend të salces së domates për gatimet me perime.
Një nga gabimet që pacientët bëjnë shpesh është përdorimi i produkteve të njohura si ‘produkte sportive’ për suplemente proteinike. Produktet sportive dhe suplementet e proteinave postbariatrike ndryshojnë nga njëri-tjetri në përmbajtje.
PRODUKTET PROTEİNİKE QE PERDORİN ATLETËT NUK REKOMANDOHEN PËR PACIENTËT POSTBARIATRIK!
SUPLEMENT PROTEİNİK POSTBARİATRİK | SUPLEMENT PER SPORTİSTET |
PA/PAK KARBONHİDRATE | DİSA LLOJ KARBONHİDRATE |
PERMBAJTJE E LARTE E FİBRAVE | PERMBAJTJE E FİBRAVE |
PERMBAJTJE E AMİNOACİDEVE BAZE | NDONJEHERE |
VİTAMİNA NE PERBERJE | PA VİTAMİNA |
PA SHEQER | PERMBAN SHEQER |
PA LAKTOZ | ME LAKTOZE |
Pikat kryesore që duhet të kini parasysh në zgjedhjen e produktet që përdoren gjatë pergatitjes së suplementeve proteinike
• Duhet të jenë 100% te tretshëme, te pasur me aminoacide esenciale (histidinë, izoleucinë, leucinë, lizinë, metioninë, fenilalaninë, treonin, triptofan, valinë).
• Duhet të përmbajë proteina të hirrës, sojës dhe vezës .
• Nëse keni intolerancë ndaj laktozës, duhet të preferoni proteinen e hirrës.
• Duhet të përmbajë 14-25 g proteina.
• Duhet të jetë 150-250 kalori.
• Duhet të përmbajë më pak se 5g sheqer dhe më pak se 5g yndyrë. (Per te parandaluar Sindromen Dumping qe shfaqet nëse përmbajtja e sheqerit është e lartë)
• Përmban fibra, nuk përmban laktozë dhe gluten (pa gaz, fryrje, probleme me diarre)
Marrja ditore e proteinave nuk duhet të kalojë 2.1 g për kg. Plotësimi i proteinave duhet të bëhet nën mbikëqyrjen e dietologëve postbariatrikë. Përmbajtja, kohëzgjatja e përdorimit dhe konsumi i suplementeve proteinike rekomandohen nga dietologët postbariatrikë.
Në rast të marrjes së pamjaftueshme të proteinave;
• Humbja e peshës vjen nga indi muskulor, jo nga indi dhjamor.
• Dobesohet Sistemi imunitar.
• Vonesa ne shërimin pas operacionit.
• Probleme me rënien e flokëve, probleme me varjen e lëkurës .
• Ndiheni te lodhur gjate gjithe kohes.
Dietologe. TUGBA GUNAL
REFERENSAT:
- Luca Busetto ,Dror Dicker, Carmil Azran ,Rachel L. Batterham , f Nathalie Farpour-Lambert, Martin Fried, Jøran Hjelmesæth ,Johann Kinzl, Deborah R. Leitner,Janine M. Makaronidis , Karin Schindler l Hermann Toplak,Volkan Yumuk, Practical Recommendations of the Obesity Management Task Force of the European Association for the Study of Obesity for the Post-Bariatric Surgery Medical Management ;2017
- Cris.maastrichtuniversity.nl. (2018). [online] Available at: https://cris.maastrichtuniversity.nl/portal/files/713025/guid-1eacd19b-df59-418a-86f9-f01719b9315f-ASSET1.0 [Accessed 4 Dec. 2018
- Batar, N. (2019). Bariatrik cerrahide beslenme ilkeleri. Bakırköy Tıp Dergisi, 15, 323-32.
- Türkiye Endokrinoloji ve Metabolizma Derneği. Bariyatrik Cerrahi Kılavuzu. http://www.temd.org.tr/admin/uploads/tbl_grup- lar/20180618095001-2018tbl_gruplar1b2cd981a1.pdf. (ET: 16.12.2019).
- DYT. Melek Çankaya Cengiz, Obezite Cerrahi Sonrası Nutrisyonel Destek,2018,BİRBES, https://www.birbes.com/wp-content/uploads/2018/12/6-Bariatrik-Cerrahide-Enteral-Parenteral-Beslenme-Dyt.-Melek-Çankaya.pdf
- American Society for Metabolic and Bariatric Surgery
- Peyniraltı Suyu ve Peyniraltı Suyunun İçecek Sektöründe Değerlendirilme Olanakları Nuray GÜZELER, Emel Mine ESMEK, Murat KALENDER, Çukurova J. Agric. Food Sci. 32(2): 27-36, 2017
- Hector AJ, Marcotte GR, Churchward-Venne TAJ, et al. Whey protein takviyesi, aşırı kilolu ve obez yetişkinlerde kısa süreli enerji kısıtlaması sırasında postprandiyal miyofibriller protein sentezini korur. Beslenme. 2015;145(2):246–52.
- Verreijen, Verlaan S, Engberink MF, et al. Yüksek peynir altı suyu proteini, lösin ve D vitamini ile zenginleştirilmiş takviye, obez yaşlı erişkinlerde kasıtlı kilo kaybı sırasında kas kütlesini korur: çift kör randomize kontrollü bir çalışma. J Clin Nutr. 2015;101(2):279–86.
- The Ultimate Protein Pow(d)er Cookbook: Think Outside the Shake, Anna Sward, Countryman Press, 2014′