
MENYRA E USHQYERJES NE SHTATZANINE POSTOPERATORE
Vihet re rritje ne numrin e shtatzënive pas operacioneve bariatrike. Pacientet duhet të informohen se nuk duhet te mbeten shtatzënë në vitin e pare pas operacionit.
Nuk duhet të mbeteni shtatzënë ndërkohë që vazhdon procesi i humbjes së peshës. Pavarësisht nga këto paralajmërime, shtatzënitë e hershme verehen pas operacionit. Shëndeti i nënës do të ndikojë edhe në shëndetin e foshnjës. Gjatë kësaj periudhe, pacientët duhet të ndiqen nga afër dhe të fillojnë menjehere trajtimet e duhura ne baze te mangësive te mundshme në trup. Vlerat e vitaminave, veçanërisht të vitaminave B, hekurit dhe folatit, duhet të monitorohen në intervale të rregullta dhe duhet të përdoren medikamente shtesë nëse është e nevojshme.
Rekomandimi ynë; kontroll mjekësor çdo tre muaj. Anemia është nje gjendje e zakonshme gjatë shtatzënisë dhe laktacionit, pasi ka një rënie të përthithjes së hekurit dhe rezervave të tij. Anemia shoqërohet me zhvillim të dobët fizik dhe emocional të foshnjës dhe një rrezik të shtuar të depresionit pas lindjes për nënën. Shumë gra që i nënshtrohen operacionit, kanë frikë se nuk do të humbasin peshën e rimarre gjatë shtatzënisë.
Gjatë ushqyerjes me gji, duhet të përqendroheni në ekuilibrin dhe shumëllojshmërinë e dietës suaj, jo në humbjen e peshës. Marrja e lëndëve ushqyese duhet të jetë e mjaftueshme për të stimuluar dhe mbajtur prodhimin e qumështit dhe të jetë e mjaftueshme për të parandaluar humbjen e shpejtë të peshës pas shtatzënisë. Gjëja më e rëndësishme që duhet t’i kushtoni vëmendje është konsumimi i lëngjeve. Ju duhet të merrni të paktën 1800-2300 ml lëngje në ditë. Këto lëngje përfshijnë ujë, çaj, komposto dhe çajra bimorë. Nuk rekomandohet konsumimi i kafesë gjatë kësaj periudhe. Konsumimi i 2-3 porcioneve të qumështit dhe produkteve të qumështit çdo ditë siguron sasine e nevojshme të kalciumit për zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve të foshnjës. Zgjidhni peshq që kanë pak merkur dhe mundësisht jane te yndyrshem, pasi janë burim i acideve yndyrore omega-3.
Salmoni, sardelet, harenga, trofta e ujërave të ëmbla dhe skumbri i Atlantikut janë shembuj . Karbohidratet janë gjithashtu lëndë ushqyese thelbësore për trupin. Megjithatë, konsumimi i ushqimeve me sheqer, i varfër me lëndë ushqyese dhe me kalori të lartë ndikon per keq ne humbjen e peshës pas shtatzënisë. Ju duhet të kufizoni marrjen e sheqerit dhe të preferoni perimet, frutat dhe produktet me baze drithëra integrale. Një dietë e shëndetshme do të ndihmojë në mbështetjen e rritjes së shëndetshme të foshnjës dhe do të sigurojë që foshnja dhe vetë nëna të marrin të gjithë lëndët ushqyese të nevojshme për të parandaluar çdo mangësi.