
BOTOKSI I STOMAKUT DHE BOTULİSMUS (BOTULIZMI)
BOTOXİ İ STOMAKUT
Obeziteti është një problem serioz shëndetësor me një prevalencë në rritje në të gjithë botën. Janë të shumta studimet për teknika të reja të ndryshme kirurgjikale, trajtime me medikamente dhe metoda endoskopike jo-invazive për të kontrolluar obezitetin. Sipas të dhënave shkencore aktuale, ndërhyrjet kirurgjikale në trajtimin e obezitetit mbeten si metodat më efektive dhe afatgjate.
Toksina botulinum është një toksinë që krijohet nga bakteret Clostridium Botulinum dhe shkakton relaksim të përkohshëm në muskuj. Është përdorur prej kohësh nga njerëzit në trajtimin e strabizmit, distonise muskulare dhe në aplikime kozmetike. Në sistemin gastrointestinal eshtë pare efektiviteti ne trajtimin e akalazisë dhe fisurave anale . Aplikimi në indin e stomakut mendohet se mund të përdoret në trajtimin e obezitetit si një procedure për humbje peshe duke ndihmuar ne zbrazjen e vone te stomakut .
Aplikimi i botoksit gjatë eksperimenteve te kryera tek kafshët, ka dhene rezultate pozitive ne humbjen e peshes. İnjektimi në indin e stomakut me metoden endoskopike, ndikon në vonimit e zbrazjes së stomakut dhe uljes së oreksit. Gjatë studimeve tek njerëzit janë vene re rezultate kontradiktore . Ka publikime që thonë se aplikimi i Botox-it shkakton humbje peshe si dhe publikime që thonë se nuk është efektiv. Humbja e peshës vetëm nuk është demonstruar. Bazuar në disa studime shkalla e humbjes së peshës pas aplikimit te botoksit është e ulët dhe duket më e lidhur me dieten e aplikuar.
Fakti që procedura është relativisht e thjeshtë për t’u aplikuar, është e kthyeshme dhe nuk kërkon nderhyrje kirurgjikale si dhe ka një shkallë shumë të ulët të efekteve anësore ka rritur interesin për këtë procedure. Në përgjithësi, nuk ka efekte anësore serioze. Megjithatë, me rritjen e numrit të aplikimeve, filloi të vihet re një rritje e numrit të komplikacioneve.
Lidhur me përdorimin e tij në indikacionet jashte-obezitetit, FDA ka deklaruar se mund të ketë efekte anësore si arrest ne frymëmarrje dhe vdekje. Dozat e aplikuara te botoksit në stomak variojnë nga 100U deri në 500U. Nuk ka nje konsensus mbi zonën dhe teknikën e aplikimit në stomak. Toksina botulinum aplikohet në mënyrë endoskopike në indin muskulor ose nën membranën mukoze të stomakut . Administrimi në doza të larta mund të shkaktojë depërtimin e toksinës në gjak gje qe mundeson në shfaqjen e efekteve anësore sistemike. Pervec kesaj aplikimet anatomike dhe teknike jo të sakta mund të shkaktojnë komplikacione të ndryshme. Për këtë arsye rekomandohet të kryhet nga persona me përvojë dhe në kushte të përshtatshme.
BOTULISMUS (BOTULIZMI)
Botulizmi është një lloj helmimi i shkaktuar nga toksinat e prodhuara nga bakteri Clostridium botulinum. Tek njerëzit, më së shumti shfaqet në formën e helmimit ushqimor shkaktuar nga toksinat që çlirojne bakteriet kryesisht ne konservat e përgatitura në kushte të papërshtatshme .
Mund të shfaqet edhe pas aplikimit të botoksit në stomak. Një tablo e ngjashme klinike mund të ndodhë si rezultat i administrimit të toksinave ne doza të larta. Pas aplikimit te dozave të larta ose injeksioneve të papërshtatshme, toksina hyn në qarkullimin sistemik duke shkaktuar efekte sistemike. Toksina shkakton dobësi të muskujve dhe paralizë duke ndikuar në komunikimin neuromuskular. Si rezultat i kësaj;
Pamje te mjegullt ose te dyfishtë
Tharje te gojes
Vështirësi në të folur dhe gëlltitje
Ulje e rrahjeve te zemres
Ulje e tensionit te gjakut
Vështirësi në frymëmarrje
Dobësim të muskujve
Ndryshime të papritura në ngjyrën e lëkurës
Çrregullime të djersitjes
Dhimbje stomaku
Te perzjera , të vjella dhe kapsllëk
Jane ndër simptomat e përgjithshme. Nese verehen keto simptoma pas aplikimit të botoksit gastrik pacientët duhet të kerkojne ndihmen ne një institucion shëndetësor sa më shpejt që të jetë e mundur. Mjekimi ne keto raste perfshin aplikimin e antitoksinave dhe trajtimet mbështetëse.