
DİTET E SOTME
Gjatë gjithë historisë, kultura të ndryshme kane pasur perceptime të ndryshme në kohë per obezitetin. Here shfaqet si forcë, fuqi; herë të tjera përmendet si pjellori, bollëk.
Sot njihet si sëmundje.
Duke filluar në mënyrë evolucionare nga njerëzit gjuetarë-mbledhës; rreth 10 mijë vjet më parë, kalimi ne jetese ne vendbanime , revolucioni bujqësor, revolucioni industrial -një proces që vazhdon deri më sot, mund të flasim për dy pika kyçe:
- Fillimi i bujqesise dhe vendosja ne vendbanime
- Revolucioni industrial.
Këto dy dukuri bënë të mundur që ushqimi te shtohet ne llojshmeri, të ruhet dhe të shndërrohet në një mjet tregtar. Zakonet e të ngrënit pas dhjetëra mijëra vjet ndryshuan papritur. Dieta e pasur kryesisht me proteina dhe e varfër nga karbohidrate ndryshoi papritur. Paralelisht me industrializimin, u rrit në mënyrë të pashmangshme dhe obeziteti si pjese e jetës urbane.
Mund të themi se obeziteti eshte pandemia më e madhe e ditëve të sotme . Asnjë shtet nuk ka qenë i suksesshëm në luftën kundër obezitetit dhe përveç kesaj normat e obezitetit vazhdojnë të rriten.