
INOVACIONET NË KIRURGJINË E OBEZITETIT
2022 SHOQATA AMERİKANE PER KİRURGJİNE METABOLIKE DHE BARIATRIKE (ASMBS)
DHE FEDERATA NDËRKOMBËTARE PËR KIRURGJINË E OBEZITETIT DHE SEMUNDJEVE METABOLIKE (IFSO):
INDIKACIONET PËR KIRURGJINË METABOLIKE DHE BARIATRIKE (KBM)
Koncepti i pandemisë hyri në jetën tonë me epideminë e koronavirusit, e cila u shfaq në të kaluarën e afërt dhe efektet e së cilës vazhdojnë ende. Pandemia, sipas përkufizimit, është emri i përgjithshëm që u jepet epidemive që përhapen në zona shumë të mëdha në më shumë se një vend ose kontinent në botë. Obeziteti mund të konsiderohet edhe si një pandemi sepse është një sëmundje që prek të gjithë botën dhe është i përhapur në një zonë të gjerë.
Obeziteti nuk është një problem kozmetik por një sëmundje serioze. Secila prej tyre përfshin sëmundje të rënda që shkurtojnë jetëgjatësinë. Megjithate ne ditet tona operacionet bariatrike & metabolike (KBM) reklamohen me rezultatet e tyre kozmetike si në platformat e mediave sociale dhe platforma të tjera;
Si mjekë, synimi ynë kryesor është të trajtojmë sëmundjet që shoqërojnë obezitetin duke siguruar humbje peshe. Ky dallim është i rëndësishëm dhe deontologjikisht i hapur për debat.
Si mjekë, ne e kemi luftuar obezitetin për shumë vite. Me njohuritë tona aktuale, trajtimi më efektiv i njohur në trajtimin e obezitetit është kirurgjia. 30 vite më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetit ne Shtetet e Bashkuara (NIH) publikoi një deklaratë konsensusi per luftën kundër obezitetit. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve gjate ketyre 30 viteve, pandemia e obezitetit nuk mundi të parandalohej. Në periudhën 30-vjeçare, është vënë re një rritje e numrit të pacientëve obezë në mbarë botën.
30 vite më vonë, Shoqata Amerikane për Kirurgjinë Metabolike dhe Bariatrike (ASMBS) dhe Federata Ndërkombëtare për Kirurgjinë e Obezitetit dhe Çrregullimeve Metabolike (IFSO) kanë publikuar rekomandimet e tyre udhëzuese ndërkombëtare.
Ky udhëzues përfshin ndryshime në indikacionet e kirurgjisë bariatrike dhe metabolike dhe shumë çështje të tjera, ndryshe nga deklarata e konsensusit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.
KRITERET PËR KIRURGJINË:
BMI (indeksi i masës trupore) kg/m²:
Është kriteri më i përshtatshëm dhe më i përdorur gjerësisht për të identifikuar dhe klasifikuar pacientët ne mbipeshë ose obezë. KBM-të janë aktualisht trajtimi më efektiv i bazuar në prova për obezitetin në të gjitha nivelet e BMI-së.
Në deklaratën e konsensusit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (NIH), operacioni rekomandohet për pacientët me
BMI>35 kg/m2 dhe sëmundje të lidhura me obezitetin;
BMI>40kg/m2, pavarësisht nga prania e sëmundjes shoqëruese.
Në udhëzimin e ri;
- Rekomandohet trajtimi jokirurgjikal në pacientët me obezitet të nivelit 1 me një BMI midis 30-35 kg/m2.
- Megjithatë, KBM rekomandohet në individë të përshtatshëm me: obezitet dhe Tip2 DM, hipertension, dislipidemi, apnea obstruktive e gjumit, sëmundjet kardiovaskulare (p.sh., sëmundja e arterieve koronare, infarkti i zemrës, fibrilacioni atrial), astma, steatoza hepatike dhe steatohepatiti joalkolik, sëmundjet kronike të veshkave,sindroma e ovareve polikistike(PCOS), infertilitet, refluks gastroezofageal, pseudotumor cerebri, sëmundje të kockave dhe kyçeve.
- KBM rekomandohet fuqimisht në pacientët me BMI >35 kg/m2, me ose pa sëmundje shoqëruese të lidhura me obezitetin.
- Në popullatën aziatike kjo kirurgji duhet te merret parasysh ne rastet kur BMI është 27.5 kg/m2
MOSHA:
- Mosha e rritur: Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar kufi per moshën. Vendimi duhet të merret duke marrë parasysh sëmundjet shoqëruese dhe gjendjen e përgjithshme të pacientit. Ka prova që pacientët e përshtatshëm përfitojnë nga KBM, edhe pse në moshë mund të kryhen në mënyrë të sigurt.
- Pacientët pediatrikë dhe adoleshentët: KBM-të janë të sigurta për adoleshentët nën 18 vjeç. Në kundërshtim me besimin popullor, KBM-të nuk kanë një efekt negativ në rritjen dhe zhvillimin e tyre gjate pubertetit.
Në grupin pediatrikë, rekomandon vlerësimin e KBM-ve tek fëmijët/adoleshentët me BMI >120% të përqindjes së 95-të (obeziteti i klasës II)
komorbiditet madhor ose BMI >140% të përqindjes së 95-të (obeziteti i klasës III).
Nuk specifikohet kufiri më i ulët i moshës.
SI URË PËR TRAJTIMET E TJERA:
Artroplastika: Rekomandohet në pacientët me një BMI nën 40 që do t’i nënshtrohen operacioneve të mëdha të kyçeve. Shkalla e komplikacioneve ulet dhe shkalla e suksesit të trajtimit rritet në pacientët e operuar me BMI të ulët. Prandaj, KBM-të mund të konsiderohen si kirurgji kalimtare përpara operacionit të madh të kyçeve.
Herniet e murit të barkut: Obeziteti është një faktor rreziku në formimin e hernies së murit abdominal për shkak të rritjes së presionit intra-abdominal. Riparimi i hernies i kryer te individët obezë mund të shkaktojë infeksion ne plagë, riperseritje dhe komplikacine të tjera. Në pacientët obezë me hernie të mëdha të murit të barkut, humbja e peshës, para riparimit të hernies do të zvogëlojë komplikacionet dhe shkallën e përsëritjes. Prandaj, KBM-të duhet të merren parasysh përpara riparimit të hernies në pacientët obezë me hernie të mëdha të murit të barkut.
Transplanti i organeve: Obeziteti është një faktor rreziku për dështimin e organeve në fazën përfundimtare (dështimi i mëlçisë, dështimi i veshkave…). Obeziteti mund të përbëjë një kundërindikacion për transplantimin e organeve nga pikëpamja metabolike dhe teknike. Për këtë arsye, individëve obezë mund tu veshtiresohet transplanti i organeve. KBM-të janë identifikuar si një mënyrë që përmirëson mundesine për transplant te pacientët me organe në fazën përfundimtare. Pacientët me sëmundje të organeve në fazën përfundimtare mund të kenë humbje të konsiderueshme në peshë dhe të rrisin përshtatshmërinë e tyre për transplant të organeve.
KBM në pacientët me rrezik të lartë: Meqenëse pacientët me BMI të lartë kanë më shumë sëmundje shoqëruese, ata konsiderohen me rrezik të lartë për kirurgji. Megjithatë, studimet kanë treguar se KBM mund të kryhet në mënyrë të sigurt edhe në pacientët me BMI>70 kg/m2. Prandaj, KBM-të duhet të konsiderohen si një metodë e sigurt në pacientët me BMI të larte.
Përveç kësaj, KBM-të kanë treguar se përmirësojnë cirozën e mëlçisë në fazën e hershme dhe funksionin e zemrës pas humbjes së peshës. Për të ndaluar përparimin e sëmundjeve të tilla dhe për të siguruar shërim, KBM-t mund të rekomandohen në pacientët e duhur.
Ne vitin 1991 Deklarata e Konsensusit të NIH rekomandoi që pacientët me KBM të vlerësoheshin nga një ekip multidisiplinar.
Kjo pikëpamje vlen edhe sot.
Studimet kanë treguar se vlerësimi para operacionit i pacientit nga një ekip multidisiplinar mund të zvogëlojë shkallën e komplikacioneve.
Nuk ka të dhëna shkencore për domosdoshmëri të humbjes së peshës para operacionit. Ky proces mund të shkaktojë vonesë në trajtimin e pacientit për shkak të sëmundjeve shoqëruese.
Vlerësimi multidisiplinar para operacionit mund të parandaloje dhe te zvogëlojë faktorët e rrezikut dhe shkallën e komplikacioneve, por vendimi për t’u përgatitur për kirurgji duhet të përcaktohet nga kirurgu.
Ushqimi pas operacionit është shumë i rëndësishëm. Rekomandohet që në ekipin multidisiplinar të ketë një dietolog me përvojë, i cili do të vlerësojë pacientin para operacionit dhe do ti ndjekë më pas. Përsëri, rekomandohet mbështetje psikologjike për të përballuar ndryshimin e imazhit të trupit dhe ndryshimeve në stilin e jetesës pas humbjes së peshës.
Si perfundim:
• KBM-të janë operacione efektive dhe të sigurta në trajtimin e niveleve të obezitetit dhe sëmundjeve shoqëruese. Krahasuar me metodat e trajtimit jokirurgjikal, shkalla e vdekshmërisë për shkak të sëmundjeve që shoqërojnë obezitetin është ulur.
• Për pacientët me BMI>35kg/m2 me ose pa sëmundje shoqëruese
• Në pacientët me BMI>30kg/m2 dhe tip2 DM
• KBM duhet të merret parasysh në pacientët me BMI 30-35kg/m2 dhe që nuk mund të arrijnë humbje të përhershme të peshës ose përmirësim të sëmundjeve shoqëruese me metoda jokirurgjikale.
• Në popullsinë aziatike, kufiri i obezitetit duhet pranuar si 25kg/m2 dhe KBM duhet të merret parasysh në pacientët me BMI>27.5kg/m2.
• Nuk ka kufi të sipërm moshe për KBM.
KBM-të mund të kryhen në pacientë të përshtatshëm duke marrë parasysh sëmundjet shoqëruese dhe statusin e rrezikut të pacientit.
• KBM-të mund të kryhen në mënyrë të sigurt në grupmoshat pediatrike dhe adoleshente. Kirurgjia mund t’u rekomandohet pacientëve të cilët vlerësohen nga një qendër me përvojë dhe një ekip multidisiplinar me vlerësime të përshtatshme.
• Në pacientët me obezitet të lartë; Mund të konsiderohet si një trajtim urë për operacione të veçanta si operacione të mëdha kyçesh, hernie të murit të barkut ose transplantim organesh.
• Vendimi për tu operuar duhet të përcaktohet nga kirurgu. Vlerësimi multidisiplinar para operacionit mund të ndihmojë në menaxhimin e faktorëve të rrezikut të parandalueshëm dhe në uljen e shkallës së komplikacioneve.
REFERENCA:
2022 American Society of Metabolic and Bariatric Surgery (ASMBS) and International Federation of Surgery of Obesity and Metabolic Disorders (IFSO): Indications for Metabolic and Bariatric Surgery