Title Image

Kirurgjia Dhe Jeta Pas Operacionit

Kirurgjia (dita e parë)

• Nëse nuk ka ndonjë situatë të veçantë (operacione të kaluara abdominale, operacione të përsëritura rishikuese, vështirësi teknike), të gjitha operacionet kryhen të mbyllura. Kohëzgjatja mesatare e operacionit është 25-30 minuta për gastrektominë me mëngë dhe 1-1,5 orë për operacionet bypass. Këto periudha nuk përfshijnë kohën e nevojshme që pacienti të vihet në gjumë dhe të zgjohet. Edhe pse koha e operimit të pacientit është siç është thënë, do të duhet më shumë kohë që pacienti të kthehet në shtrat nga salla e operacionit.

• Kur pacienti kthehet në dhome pas operacionit, do të ketë një dren në abdomen dhe kateterin e urines. Dreni eshte, për qëllime sigurie për të zbuluar herët gjakrrjedhjen e mundshme; Qesja e urinës është  për qëllimin e monitorimit të funksioneve të trupit dhe komoditetit të pacientit.

• Do të ketë dhimbje në orët e para pas operacionit, gjatë kësaj periudhe përdoren qetësues të fortë. Pas disa orësh dhimbja ulet, pas një dite pacientët nuk ndjejnë pothuajse asnjë dhimbje.

• Të përziera, dhe të vjella mund të shfaqen te pacientët menjëherë pas operacionit. Këto janë raste të zakonshme. Për këtë përdoren barna efektive.

• Presioni i gjakut monitorohet shpesh në orët e para pas operacionit. Kjo është një masë paraprake e marrë për sigurinë e pacientit. Në orët në vijim, frekuenca e ndjekjes zvogëlohet.

• Gjashtë deri në tetë orë pas operacionit, pacienti mobilizohet në shoqërinë e infermieres se klinikes. Nëse nuk ka shenja gjakderdhjeje dhe nuk ka problem në mobilizimin e pacientit hiqet  kateteri.

• Në ditën e operacionit pacientët marrin vetem serume İ.V.

1D5A9094

Dita 1 pas operacionit

•Pacientëve ju bëhet testi i rrjedhjes një ditë pas operacionit. Ky test konsiston në gëlltitjen e materialit kontrasti nga goja per te pare neşe ka rrjedhje ose ngushtim ne stomakun e ri. Pacientët që nuk kanë probleme me testin e rrjedhjes mund të fillojnë të marrin ushqim të lëngshëm. Dreni i abdomenit hiqet pas testit të rrjedhjes tek pacientët pas pergjigjes se radiologut.

• Pacientëve u fillohet ushqimi me lengje te pastra pas shpjegimit verbal per menyren e ushqyerjes   nga dietologja bariatrike dhe informacionit 1 vjecar te shkruar ne gjuhen perkatese se si duhet te ushqehen në spital dhe pasi të dalin nga spitali.

• Pacientët dalin nga spitali në ditën e 2-të ose të 3-të pas operacionit, në varësi të gjendjes se tyre.

Jeta pas operacionit

Ndryshimet në zakonet e të ngrënit, ushtrimet fizike dhe ndryshimet në stilin e jetesës përbëjnë hapin e parë të trajtimit të obezitetit. Ka  shumë  rendesi që ndryshimet në zakonet e të ngrënit dhe ushtrimet fizike të behen  pjese e jetës së pacientëve pas operacionit bariatrik. Marrja e masave paraprake duke rregulluar stilin e jetës së pacientit pas operacionit është çelësi i suksesit afatgjatë ne çdo operacioni bariatrik.

Pershtatja graduale me ushqimin pas operacionit

Pas testit të rrjedhjes në 24 orët e para pas operacionit, pacientët fillojnë me një dietë të lëngshme. Sipas tolerancës së tyre, pacientët fillojnë konsumin e lëngjeve për 10 ditë, pure për 10 ditë dhe ushqim të ngurtë pas ditës së 20-të. Programi  gradual i ushqimit shpjegohet në detaje nga dietologu bariatrikë dhe pacientëve u jepet një broshurë informacioni post-bariatrike.

Dieta me lëng të pastër

Dieta e lëngshme e pastër përdoret shpesh si hapi i parë në ushqyerjen pas operacionit. Lëngjet e qarta pa sheqer ose me pak sheqer sigurojnë elektrolit dhe mbështetje të kufizuar të energjisë dhe mbështesin rigjenerimin e aktivitetit të zorrëve pas operacionit. Lëngjet në një dietë të lëngshme të pastër duhet të jenë në temperaturën e trupit dhe të kenë mbetje minimale gastrointestinale.

Dieta e lëngshme

Dietat pa sheqer ose të lëngshme me pak sheqer ndiqen shpesh pas dietave të pastra. Dietat e lëngshme përfshijnë qumësht pa laktozë, produkte qumështi, alternativa qumështi dhe lëngje që përmbajnë substanca të tjera të tretura. Energjia dhe lëndët ushqyese të siguruara nga dietat e lëngshme të pasura me proteina plotësojnë afërsisht nevojat e pacientit. Dieta e lëngshme aplikohet për 10 ditë. Synimi në dietë është 60-80 gram proteina në ditë (të paktën 3 suplemente me proteina të larta në ditë) dhe 1800 ml lëngje (përfshirë pijet proteinike).  Dieta e lëngshme dhe ajo e  pastër duhet të jenë në temperaturën e trupit dhe të kenë mbetje minimale gastrointestinale.

Dieta me pure

Në kirurgjinë bariatrike, dietat e puresë përbëhen nga ushqime që janë  si puding ose si pure patatesh ose janë lëngëzuar me lëng të mjaftueshëm. Edhe pse ushqimet e pasura me proteina theksohet te jenë të rendesishme në këtë fazë ushqyese, frutat dhe perimet mund të përfshihen në pure. Kjo dietë kontribuon në mbetjet gastrike dhe tolerancën e fibrave të zorrëve. Dieta me pure aplikohet në javën e dytë pas operacionit. Lëngjet duhet të shmangen gjatë vaktit dhe duhen konsumuar 30 minuta para/pas ngrënies . Ushqimet e përziera ose të grimcuara duhet të mbahen në konsistencë të lëngshme/ushqimi për fëmijë. Ushqimet pikante, shumë të nxehta ose shumë të ftohta duhet të shmangen. Çdo vakt mund te provohet vetem një ushqim i ri për të kuptuar më mirë tolerancen ndaj tyre.

Dieta e ngurtë

Qellimi  i kesaj diete është marja e 60-80 gram proteinave ne dite. Ndërsa konsumi i ushqimit me bazë proteinike rritet, perdorimi i proteinave shtese zvogëlohet. Mishi i butë( pule,gjeli,viçi me shume si qofte)  tolerohet më mirë. Konsumi ditor i lëngjeve duhet te jete afërsisht 1800 ml në ditë. Sugjerohet të vazhdoni të shmangni konsumimin e lëngjeve gjatë vakteve dhe të prisni 30 minuta pas vakteve. Për nje  tolerim me te mirë, ushqimet duhen konsumuar ngadale dhe duhen përtypur shumë mire(15 sekonda). Dy muaj pas operacionit, llojshmeria e dietës mund të rritet dhe të konsumohen  të gjitha grupet ushqimore.