
EVOLUCIONI I KIRURGJISË TË OBEZITETIT
Trajtimi më efektiv i obezitetit është operacioni. Këto trajtime përfshijnë ndërhyrje kirurgjikale në organe ose inde që funksionojnë me fiziologji normale për t’e qene më të shëndetshëm. Pritshmeria ndaj ketyre operacioneve eshte që efektet anësore të tyre, të jenë minimale.
Eshte fakt që operacionet kanë efekte anësore, shkaktojnë sëmundje që nuk ekzistonin më parë, nuk japin rezultat ne humbje te mjaftueshme te peshës ose rezultojnë në rimarrje peshe, kanë bërë që kirurgët të zhvillojnë lloje te ndryshme operacionesh. Operacionet e obezitetit kanë evoluar ne kohe. Shumë operacione qe kryheshin në të kaluarën nuk preferohen me sot. Ky mund të konsiderohet si një parashikim se në të ardhmen mund të kemi lloje të ndryshme operacionesh, ose që disa operacione nuk do behen me. Keto operacione krahas efektit të humbjes së peshës ndikojne në sëmundje të tilla si hipertensioni, diabeti tip2 dhe hiperlipidemia.
Për këtë arsye, të gjitha operacionet e obezitetit janë edhe operacione metabolike. Kirurgjia bariatrike dhe kirurgjia metabolike janë terma që plotësojnë njëra-tjetrën dhe nuk duhet të konsiderohen veçmas. Për të gjitha këto operacione mund të përdoret edhe termi kirurgji bariatrike.
Në vitet 1950 kur obeziteti u pranua si sëmundje, kemi operacionet e para bariatrike.
Ne operacionin e pare bariatrik pjesa më e madhe e zorrës së hollë u anashkalua dhe pjesa e parë e zorrës së hollë është lidhur drejtpërdrejt me zorrën e trashë, pa bere asnjë ndërhyrje në stomak. Bypass-i jejunoileal dhe bypass-i jejunokolik janë shembuj të këtyre operacioneve. Pacientët humbën peshë në periudhën e hershme dhe u arrit kontrolli i përhershëm i peshës. Megjithatë, në afat të gjatë, u verejten mangësi serioze të vitaminave dhe mineraleve, diarre, fryrje, gurë në veshka, dhjamosje dhe cirrozë ne melçi, skuqje e lëkurës dhe probleme neurologjike. Këto operacione u braktisën me kalimin e kohës.
Në vitet 1960 filluan të kryhen operacionet e bypass-it të stomakut të bazuara në parimin e krijimit të një rruge të re midis stomakut dhe zorrëve duke hequr një pjesë të stomakut ose duke ngushtuar vëllimin e tij. Këto operacione zvogëlojnë vëllimin e stomakut dhe ndikojne ne keqpërthithje.
Ne vitet 2000, operacionet bariatrike filluan te kryhen me menyren laparoskopike. Sot kryhen lloje të ndryshme të operacioneve të bypass-it të stomakut në varësi të preferencës së kirurgëve. Roux en y bypass gastrik (RYGB), mini bypass gastrik (MGB), diversion biliopankreatik (BPD), switch duodenal (DS), transit bipartition (TB), SADI-S janë shembuj të këtyre operacioneve. Ata kanë avantazhe ose disavantazhe të ndryshme ndaj njëri-tjetrit, por; Ende nuk ka një përgjigje ne literature për pyetjen se kush eshte operacioni më i mirë. Aktualisht RYGB dhe MGB janë dy operacionet më të zakonshme bariatrikë. Operacionet kufizuese te vellimit te stomakut u krijuan me qellim ngopjen e hershme të pacientit dhe eleminimit te marrjes së tepërt të ushqimit.
Në vitet 1970 ishin kryesisht operacionet gastroplastike vertikale dhe horizontale, të cilat përfshinin vetëm ndërhyrje gastrike, ndryshe nga operacionet e bypass-it të stomakut. Megjithëse ishin shume popullore kur u aplikuan për herë të parë, ato u braktisën shpejt pasi rezultuan në një shkallë të lartë të rifitimit të peshës. Me përfundimin e operacioneve gastroplastike, aplikimi i shiritave të rregullueshëm të stomakut filloi të vinte në plan të parë në vitet 1990 dhe fillimin e viteve 2000. Kjo metode eshte përdorur për shumë vite. U braktis për shkak të komplikacioneve (rrëshqitje brezi, perforasjon gastrik, komplikime porti). Edhe pse vazhdon akoma aplikimi në disa qendra, nuk preferohet si praktikë rutinë ne kirurgjinë bariatrike. E aplikuar si pjesë e kirurgjisë DS, gastrektomia e mëngës u perdor si faza e pare e operacionit te pacientët super obezë.
Në vitin 2005 ne shumicën e rasteve u pa se siguronte humbje të mjaftueshme në peshë pa qene nevoja për një operacion të dytë. Kjo procedure, në të cilin stomaku kthehet ne një tub te hollë e te gjatë, u be shume shpejt popullore.
Që nga viti 2014, është procedura e kirurgjise bariatrike qe aplikohet më shume në botë.
Duke pasur parasysh evolimin e operacioneve bariatrike; ka një tendencë kalimi nga teknika komplekse në më të thjeshta dhe më të lehta për t’u aplikuar, nga anastomoza e shumëfishtë në nje anastomozë të vetme, nga anastomotike në joanastomotike, nga ato me shumë efekte anësore tek ato me efekte anësore të pakta duke i bere me të besueshme. Këto veçori i kemi ne operacionet RYGB, MGB dhe Sleeve .
1.Buchwald H, Avidor Y, Braunwald E, et al. Bariatric surgery: a systematic review and meta-analysis. JAMA. 2004;292:1724–37
2.Buchwald H. The evolution of metabolic/bariatric surgery.
Obes Surg. 2014 Aug;24(8):1126-35. doi: 10.1007/s11695-014-1354-3.PMID: 25008469
3.Rutledge R, Kular K, Manchanda N. The Mini-Gastric Bypass original technique.
Int J Surg. 2019 Jan;61:38-41. doi: 10.1016/j.ijsu.2018.10.042. Epub 2018 Nov 24.PMID: 30476553
4. Moshiri M, Osman S, Robinson TJ, Khandelwal S, Bhargava P, Rohrmann CA. Evolution of bariatric surgery: a historical perspective. AJR Am J Roentgenol. 2013 Jul;201(1):W40-8. doi: 10.2214/AJR.12.10131.PMID: 23789695
1.Buchwald H, Avidor Y, Braunwald E, et al. Bariatric surgery: a systematic review and meta-analysis. JAMA. 2004;292:1724–37
2.Buchwald H. The evolution of metabolic/bariatric surgery.
Obes Surg. 2014 Aug;24(8):1126-35. doi: 10.1007/s11695-014-1354-3.PMID: 25008469
3.Rutledge R, Kular K, Manchanda N. The Mini-Gastric Bypass original technique.
Int J Surg. 2019 Jan;61:38-41. doi: 10.1016/j.ijsu.2018.10.042. Epub 2018 Nov 24.PMID: 30476553
- Moshiri M, Osman S, Robinson TJ, Khandelwal S, Bhargava P, Rohrmann CA. Evoluti