
Rreth kirurgjisë bariatrike
Obeziteti, incidenca e të cilit ka ardhur duke u rritur vitet e fundit, duke kaluar nivelin e të gjitha sëmundjeve të së shkuarës. Llojet e trajtimit varjojne ne shumë metoda si dietë, rritje të aktivitetit fizik apo terapi medikamentoze . Shkalla e suksesit me këto metoda është shumë e ulët dhe sot metoda më efektive në trajtimin e obezitetit është kirurgjia. Ka shumë opsione në kirurgjinë bariatrike. Në përgjithësi, llojet e operacioneve mund të ndahen në restriktive dhe malabsorbtive. Operacionet malabsorbuese shpesh kanë një komponent kufizues.
Qëllimi i operacioneve restriktive është të zvogëlojë sasinë e ushqimit dhe të pakesoje funksionin e hormonit të urisë. Stomaku pritet përmes një tubi të vendosur përmes gojës duke i kushtuar vëmendje te veçantë heqjes së pjesës fundore të stomakut ku sekretohet hormoni ghrelin i urise.
Në operacionet qe kane perparesi keqpërthithjen, stomaku reduktohet në përmasa të ndryshme. Krijohen rruge te reja midis stomakut dhe zorrëve. Qëllimi është të parandalohet kontakti i ushqimit me zorrët e para 150-200 cm pas stomakut. Në këtë mënyrë krijohet një çrregullim i kontrolluar ne përthithjen e ushqimit. Në të njëjtën kohë, kjo shkakton ndryshime të ndryshme hormonale dhe vërehen përmirësime në nivelin e diabetit.
Nuk duhet harruar se obeziteti është një problem serioz shëndetësor, një sëmundje. Kirurgjia bariatrike duhet të kryhet për indikacione të caktuara mjekësore, jo për qëllime kozmetike. Shkalla e suksesit te operacionit rritet kur kirurgu që kryen operacionin ka përvojë në këtë fushe, spitali ka specialitetet dhe gjıthe aparaturat e nevojshme dhe periudha postbariatrike ndiqet nga ekspertë të fushës.