Title Image

Blog

PËRFITIMET NGA  PRODUKTET E FERMENTUARA TË QUMËSHTIT 

Shumica e  bakterieve ekzistuese në sistemin tone tretës  gjenden në zorrë. Mikrobiota e zorrëve ka funksione të tilla si mbrojtja e trupit kundër patogjenëve, rregullimi i ekuilibrit të tretjes dhe imunitetit dhe thithja e  përbërësve ushqyes nga ushqimet e konsumuara. Faktorët mjedisorë si dietat, përdorimi i antibiotikëve dhe ilaçeve të ndryshme dhe sëmundjeve mund të ndikojne ne ndryshimin e mikrobiotës të zorrëve. Dihet se kur në dietë shtohen ushqime të fermentuara dhe ushqime apo suplemente që përmbajnë probiotikë, mikrobiota e zorrëve përmirësohet dhe madje ka ndikim pozitiv ne funksionet fiziologjike.

Ushqimet e fermentuara ne ditet tona  përkufizohen si “ushqime dhe pije të prodhuara nga rritja e kontrolluar e mikrobeve dhe transformimeve enzimatike të përbërjeve ushqimore”. Qumështi i fermentuar ose qumështi i kultivuar bëhen duke shtuar baktere të përshtatshme në qumështin e kafshëve të trajtuar me nxehtësi. Kosi, kefiri, kremi i qumeshtit, djathi janë në grupin e produkteve të qumështit të fermentuar. Pas fermentimit, përmbajtja ushqyese e qumështit ndryshon. Fitokimikatet dhe aktivitetet antioksiduese rriten. 

Acidi linoleik i konjuguar që gjendet natyrshëm në yndyrën e qumështit ka efekte anti-inflamatore, antioksidante, antiaterogjene te cilat rriten gjatë fermentimit. Për shembull; Folati, Riboflavina dhe Vitamina B12 mund të sintetizohen nga bakteret që fermentojnë produktet e qumështit.

Produktet e fermentuara të  qumështit kanë efekte parandaluese ose kuruese për disa sëmundje:

1. Kanceri:

Studimet mbi kafshët kanë treguar se bakteriet e acidit laktik mund të ofrojnë efekte antikancerogjene si parandalimi ose stopimi i kancerit.

Konsumimi i qumështit të fermentuar mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë.

Konsumimi i kosit, gjalpit, djathit gouda mund të jenë mbrojtës ndaj kancerit të gjirit.

2. Diabeti Tip 2:

Konsumimi i produkteve të qumështit të fermentuar, veçanërisht i kosit, zvogëlon rrezikun e diabetit tip 2 dhe sindromës metabolike. Është përcaktuar se ka një lidhje midis konsumit të kosit dhe niveleve më të ulëta të glukozës, niveleve më të ulëta të insulinës dhe stabilizon rezistencën ndaj insulinës.

3. Sistemi imunitar:

Sistemi ynë imunitar siguron mbrojtjen e parë kundër patogjenëve mikrobikë që hyjnë në trupin tonë. Disa studime tregojnë se kosi ose bakteret e acidit laktik rrisin një grup qelizash ose faktorësh imunitar (prodhimi i citokinës, prodhimi i antitrupave, prodhimi i qelizave T, etj.). Përveç kësaj, kalciumi, disa vitamina dhe elementët gjurmues, proteinat e hirrës mund të kontribuojnë gjithashtu në forcimin e sistemit imunitar.

4. Shëndeti i sistemit GİS (gastrointestinal):

a) Diarreja: Dihet se qumështi i fermentuar ul shkallën e diarresë. Ka përmirësim në diarren e shkaktuar nga përdorimi i antibiotikëve, madje edhe ne diarren virale.

b) Kapsllëku: Verehet me shpesh tek njerëzit që ndjekin ushqimin e stilit perëndimor dhe tek të moshuarit. Eshte verejtur se disa baktere në produktet e qumështit të fermentuar ose suplementve probiotike  lehtësojnë kapsllëkun.

c) Është efektiv në lehtësimin dhe relaksimin gjate tretjes (siç është reduktimi i fryrjes në stomak, përshpejtimi i kalimit përmes zorrës së trashë). Redukton përshkueshmërinë e zorrëve. Është efektiv në përmirësimin e simptomave të sindromës së zorrës së irrituar.

5. Intoleranca ndaj laktozës:

Eshte e njohur intoleranca ndaj laktozes ose sheqerit të qumështit, ne moshat e rritura .  Tek personat  që nuk kanë mjaftueshëm laktozë në zorrën e hollë, konsumimi i laktozës mund të shkaktojë simptoma të tilla si diarre, fryrje dhe dhimbje barku. Këto simptoma janë më pak të zakonshme gjatë konsumimit te qumështit të fermentuar.

Kosi ndihmon në tretjen e laktozës sepse bakteret e acidit laktik që përdoren për të bërë kosin prodhojnë laktazë dhe tretin laktozën. Enzima beta-galaktozidazë e prodhuar nga bakteret e kosit mbështet tretjen e laktozës dhe rrit tolerancën ndaj saj.

6. Alergjia:

Bakteret probiotike kontribuojnë në shërimin e pjeses se brendshme të zorrëve dhe ulin përshkueshmërinë ne zorrë, duke parandaluar kështu përthithjen e antigjeneve. Në këtë mënyrë parandalohen ose reduktohen reaksionet alergjike tek personat me rrezik të lartë alergjie.

7. Dhëmbët dhe kockat:

Studimet tregojnë se produktet e qumështit të fermentuara mbështesin rritjen dhe densitetin e kockave; Është treguar se zvogëlon problemet e kockave të tilla si rreziku i kariesit dentar, rreziku i thyerjes së ijeve. Është treguar se marrja e suplementeve të vitaminës D krahas konsumimit të kosit dhe djathit rrit efektin pozitiv.

REFERENCAT:

  1. D.A.Savaiano, R.W.Hutkins. Yogurt, cultured fermented milk, and health: a systematic review. Nutrition Reviews, Volume 79, Issue 5, May 2021, Pages 599-614, https://doi.org/10.1093/nutrit/nuaa013
  2. Nutritional Composition and Health-Promoting Properties of Amasi: A South African Fermented Milk Product. Fermentation 2022, 8(10), 493; https://doi.org/10.3390/fermentation8100493
  3. Fermented Dairy Products: Starter Cultures and Potential Nutritional Benefits. P.M.Panesar., Food and Nutrition Sciences
    Vol. 2 No. 1 (2011) , Article ID: 3643 , 5 pages DOI:10.4236/fns.2011.21006
  4. Impact on Human Health of Microorgannisms Present in Fermented Dairy Products: An Overview. María Fernández,John Andrew Hudson,Riitta Korpela.. Role of Microorganisms Present in Dairy Fermented Products in Health and Disease, Volume 2015 | Article ID 412714 | https://doi.org/10.1155/2015/412714