Title Image

Pyetjet Qe Behen Me Shpesh

Pyetjet Qe Behen Me Shpesh

A do të ngelet shenje pas operacionit të mëngës gastrike?

Kirurgjia e mëngës gastrike është një operacion laparoskopik (i mbyllur). Për të kryer këtë operacion nevojiten 4 ose 5 prerje. Nëse prerja e pestë do të hapet apo jo, vendoset ne baze te madhësisë së mëlçisë gjatë operacionit. Këto prerje variojnë nga 0,5 cm në 1,5 cm. Plagët e prerjes do të shërohen gradualisht. Edhe pse suturat estetike hiqen nga brenda, nuk duhet të pritet humbja 100% e shenjave, pasi ndikon ne  perkeqesimin e integritetit te  lëkurës.

A ka një kufi moshe për kirurgjinë bariatrike?

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e përcakton periudhën e adoleshencës si 10-19 vjet. Në literaturën aktuale shkencore, thuhet se kirurgjia bariatrike mund të kryhet në mënyrë të sigurtë tek adoleshentët. Nuk ka kufi të sipërm moshe për operacionin, performanca e pacientit është vendimtare.

Sa është kohëzgjatja e operacioneve bariatrike?

Përafërsisht; Kirurgjia e gastrektomisë së mëngës (stomaku tubular): 30 min. / Kirurgjia e bypass-it të stomakut: 1-1,5 orë / Metodat jokirurgjikale të dobësimit si Balon gastrik dhe Botox në stomak zgjasin 10-15 minuta. Kohëzgjatja e operacionit mund të ndryshojë për çdo kirurg. Kohezgjatja e operacionit është  çështje e teknikës kirurgjikale. Ajo  nuk duhet të lidhet me cilësinë e operacionit.

Sa ditë zgjat periudha e rikuperimit pas operacioneve bariatrike?

Pas operacioneve bariatrike, pacientët jane në gjendje të plotësojnë nevojat e tyre personale pas rreth 6 orë. Ju mund te dilni nga spitalin në ditën e dytë ose të tretë pas operacionit.

A ndodh varja e lekures pas operacionit?

Kjo varet nga karakteristikat e indeve të pacientit, aktivitetet fizike dhe ndryshon nga personi në person. Për kirurgjinë estetike duhet të kalojë një periudhë prej të paktën 18 muajsh pas operacionit.

A do të rikthehem në peshën time të vjetër pas operacionit?

Rifitimi i peshës pas operacionit mund të vërehet në afërsisht 15% të pacientëve. Këto norma janë shumë të ulëta duke pasur parasysh  teknikën kirurgjikale dhe pershtatshmërinë e pacientit.

A do të zgjerohet stomaku im pas operacionit të obezitetit?

Pas operacionit të mëngës së stomakut, mund të ketë një rritje të vëllimit të stomakut. Megjithatë, stomaku nuk mund të kthehet kurrë në vëllimin e tij para operacionit.

A mund të mbetem shtatzënë pas operacionit?

12 muajt e parë pas operacionit trupi kalon nje  proces te madh ndryshimi. 

Prandaj, shtatzënia nuk rekomandohet në 12 muajt e parë.

Sa shpesh kryhen kontrollet pas operacionit?

Pas operacionit të gastrektomisë së mëngës, kontrolli i parë bëhet në 15 ditët e para dhe kontrolli i dytë bëhet në muajin e parë. Në muajt e ardhshëm të 3-të, 6-të, 9-të dhe 12-të pacientët kontrollohen nga mjeku dhe dietologu ne baze te rezultateve te analizave të gjakut.

Si është procesi i të ushqyerit pas operacionit në stomak?

Pas gastrektomisë së mëngës, programi  ushqimor duhet të vazhdojnë nën kontrollin e një dietologu bariatric. Pas operacionit, 10 ditët e para jane periudha e lëngjeve te pastra, 10 ditët e dyta  periudha e puresë, pas ditës së 20-të, fillon periudha e ngurtë.

Kur mund të bëj dush pas operacionit të obezitetit?

Mund të bëni dush pasi të hiqet dreni nga abdomeni ditën e dytë pas operacionit.

Sa kohë duhet për të vendosur balonën gastrike në stomak?

Kohëzgjatja totale e procedurës së endoskopisë (përfshirë vendosjen, fryrjen ose heqjen e balonës) është afërsisht 10-15 minuta.

A duhet të qëndroj në spital pas vendosjes së balonit gastrik?

Aplikimi i balones gastrike kryhet nen anestezi. Pacienti zgjohet menjëherë pas procedurës dhe dërgohet në dhomë. Pacienti mund të dalë nga spitali pasi ka pushuar në dhomën e tij për 2-3 orë.

Cilat janë ankesat që mund të shfaqen pas procedurës së balonës gastrike?

Mund të ketë dhimbje të ngjashme me ngërçet, te prera, të përziera dhe të vjella. Këto janë simptomat e pritshme. Procesi i pershtatjes të balonit gastrik mund të zgjasë mesatarisht 3-4 ditë.

A duhet të lë duhanin dhe alkoolin para operacionit të mëngës gastrike?

Lënia e duhanit 5 ditë para operacionit dhe ndërprerja e përdorimit të alkoolit 10 ditë para operacionit do t’ju lejojë te keni nje operacion me te sigurte dhe nje periudhe post operatore me komode.

Sa kohë para operacionit të mëngës gastrike duhet të ndaloj marrjen e ushqimit?

Një ditë para operacionit të obezitetit duhet aplikuar dietë e lëngshme dhe nuk duhet të hahen ushqime të forta.

Ngrënia dhe pirja duhet të ndërpritet plotësisht pas orës 24:00.

A do ti rimarr sërish kilet e humbura?

Studimet tregojnë se 25% e peshës së humbur rifitohet 10-vjet pas operacionit bariatrik. Fakti që nuk duhet të harroni është se kirurgjia bariatrike nuk është mrekullia e as shkop magjik. Nëse pershtateni mirë  me kirurgjinë bariatrike,  (nje procedure e mrekullueshme që ju është ofruar për të humbur peshë dhe për të rifituar shëndetin tuaj), dhe  ndryshoni  stilin e jetës me mbështetjen profesionale qe ne ju ofrojme, do të humbni dhe ruani nivelin maksimal të peshës dhe sigurisht do ruani shëndetin tuaj.

 Ajo që duhet të bëni është të mbani mend se kjo makinë është e veçantë për ju dhe nuk jeni kurrë vetëm në këtë automjet.

A duhet të ketë një ndjekje per menyren e ushqyerjes pas operacionit?

Duhet patjetër të merrni mbështetje profesionale për tu pershtatur me menyren  e re te ushqyerjes. Ndjekja juaj ushqimore është shumë e rëndësishme për humbjen maksimale dhe të shëndetshme të peshës, ruajtjen dhe rritjen e masës muskulare, mësimin dhe zbatimin e zakoneve të reja të të ngrënit, minimizimin dhe menaxhimin e komplikacioneve që lidhen me  ushqyerjen pas operacionit. Ndjekjet rutinë në muajt 1, 3, 6 dhe 12 pas ndjekjeve javore, veçanërisht deri në kalimin në ushqimin normal (rreth muajit të 2-të), duhet të bëhen në drejtim të menaxhimit dhe mirëmbajtjes së shëndetshme të kirurgjisë bariatrike.

Çfarë ndodh nëse ballona gastrike plas? Si mund ta di nëse ka plasur?

Nuk është diçka për t’u frikësuar. Është një rast shumë i rrallë. Ballonat gastrike janë të mbushura me lëng me ngjyrë. Në rast shpërthimi, vërehet njolla në urinë dhe feçe. Kjo tregon që ballona ka plasur. Ballonat e plasura hiqen në mënyrë endoskopike.

Si hiqet baloni gastrik?

Balonat gastrike hiqen në mënyrë endoskopike. Zbrazet lengu me ndihmën e aparaturave te pershtatshme për heqjen e balonave. Pasi  shfryhet  tullumbacja,  nxirret  nga ezofagu nëpermjet  gojës. Procesi zgjat mesatarisht 10 minuta.