Title Image

Blog

Sindroma Dumping

Sindroma  Dumping shfaqet si rezultat i kalimit të shpejtë të ushqimit në zorrën e hollë. Mund të ndodhe edhe si rrjedhoje e disa sëmundjeve edhe pas operacioneve të obezitetit.

Operacionet bariatrike janë operacione që pothuajse gjithmonë shkaktojne ndryshime në stomak dhe në zorrët e holla . Krto ndryshime që ndodhin në traktin gastrointestinal pas këtyre operacioneve prishin fiziologjinë normale dhe i hapin rrugën sindromës dumpingu.

Edhe pse është më e zakonshme pas operacioneve Bypass, mund të shkaktohet edhe pas Gastrektomisë së Mëngës. Përkeqësimi  fiziologjik i traktit gastrointestinal për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndryshimet në zakonet e të ngrënit pas operacionit janë nder shkaktarët kryesore.

Ekziston një strukturë e quajtur sfinker (pylori gastrik) në daljen e stomakut. Pylori tkurret dhe relaksohet me ndërprerje, duke rregulluar kalimin e kontrolluar të lëndëve ushqyese në zorrën e hollë. Të gjitha ushqimet që hamë nuk kalojnë menjëherë në zorrën e hollë, ato ruhen në stomak. Kur stomaku është plot, ne jemi të ngopur. Ndërsa ushqimet që hamë janë të përpunuara paraprakisht në stomak, tkurrja dhe relaksimi pilorik rregullon kalimin e kontrolluar të ushqimeve të përpunuara në zorrën e hollë.

Në kirurgjinë e gastrektomisë se mëngës, pilori ruhet dhe stomaku kthehet në një tub të hollë të gjatë. Meqenëse pilori është i mbrojtur, sistemi i kontrolluar i kalimit te ushqimit  vazhdon. Megjithatë; meqenëse stomaku bëhet një tub i hollë i gjatë, funksioni i ruajtjes zhduket dhe kalimi i lëndëve ushqyese është më i shpejtë se në fiziologjinë normale. Për këtë arsye, sindroma e dumpingut mund të vërehet pas operacionit të gastrektomisë së mëngës, por është më pak e zakonshme sepse efekti i pilorit ruhet.

Në operacionet bypass, shumicën e kohës, pilori anashkalohet dhe krijohen rrugë të reja që lejojnë kalimin e drejtpërdrejtë te ushqimit nga stomaku ne zorrë. Kalimi i lëndëve ushqyese në zorrë është shumë më i lehtë dhe nuk ka asnjë mekanizëm kontrolli siç është pilori. Për këtë arsye, sindroma e dumpingut është më e zakonshme pas operacioneve bypass.

Sindroma  dumping ne baze te mekanizmit, kohëzgjatjes dhe gjendjes klinike ndahet në dumping të hershëm dhe të vonë:

Dumping i hershem:

Dumpingu i hershem shfaqet gjysmë ore pas ngrënies. Veçanërisht shihet pas konsumimit të ushqimeve te pasura me karbohidrate dhe ne sasi. Me kalimin e shpejtë të lëndëve ushqyese në zorrë, krijohet një sasi e madhe e kalimit të lëngjeve në lumenin e zorrës së hollë për shkak të ndryshimit të presionit ozmotik. Ju mund ta imagjinoni këtë si lotim të kungullit të njomë kur i hedhim sheqer, ose ujezim i sallatës kur i hidhni kripe. Me të njëjtin mekanizëm, kur sasia e madhe e ushqimit kalon në zorrën e hollë, lëngu tërhiqet nga muri i zorrëve në lumen për ta balancuar atë. Lëngu që kalon në zorrë merret nga qarkullimi i gjakut. Simptomat hemodinamike dhe gastrointestinale shfaqen si pasojë e tërheqjes së lëngjeve në zorrë. Përveç kësaj, ka dhe disa ndryshime hormonale qe ndikojne në këtë proces.

Për shkak të sasisë së madhe të lëngjeve që kalon në zorrë dhe terheqjes së murit të zorrëve shfaqen disa simptoma gastrointestinale si;

•Dhimbje stomaku,

• Fryrje,

• Të përziera,

• Diarre

Për shkak të uljes së presionit intravaskular  shfaqen simptoma hemodinamike si;

• Takikardi

• Hipotension (presion i ulët i gjakut)

• Marrjemendsh

• Ndjenja e të fikëtit

• Të fikët

• Afshe 

Dumping i vonë:

Sindroma e dumpingut të vonë shfaqet nga 1-3 orë pas ngrënies. Simptomat lidhen me uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Ndodh veçanërisht pas marrjes së ushqimeve të pasura me karbohidrate dhe  sheqer. Si rezultat i përthithjes së shpejtë të karbohidrateve dhe sheqernave të thjeshta nga zorrët e holla, sheqeri në gjak rritet. Si përgjigje, sekretohet insulin nga pankreasi për të ulur nivelin e sheqerit në gjak. Insulina ul sheqerin në gjak, por për shkak të gjysmëjetës së saj të gjatë, sheqeri në gjak bie më shumë se ç’duhet. Me fjalë të tjera, megjithëse sheqeri në gjak kthehet në normalitet, ka ende insulinë në qarkullim dhe sheqeri në gjak bie më shumë seç duhet. Kjo rezulton në hipoglicemi, domethënë një ulje të nivelit të sheqerit në gjak. 

Simptomat si;

Dobësi

•Errësim i syve 

• Gjendje të fikëti

• Djersitje

• Takikardi

• Ndjenja e urisë

• Mjegullimi i vetëdijes

  Shfaqen per shkak te hipoglicemise.

Sindroma e Dumpingut shpesh shfaqet si pasojë e ushqyerjes ne menyre te gabuar.  Prandaj , mund të parandalohet  duke rregulluar dietën.

Për të shmangur sindromën e dumpingut;

• Ushqimet dhe pijet e pasura me karbohidrate/sheqer duhet të kufizohen.

• Duhet të preferohen ushqimet me indeks të ulët glicemik.

• Duhet të bëhet ndarja e lëngjeve nga ushqimet e ngurta

• Duhet të rritet marrja e fibrave

• Ushqimet duhet të përtypen mirë dhe të hahen ngadalë.

• Duhet të konsumohen vakte të shpeshta dhe të vogla.