
URIA EMOCIONALE
Uria emocionale (Emotional Eating) është një koncept që sjell nje rritje të deshires per te ngrënë në situata si stresi, ankthi, depresioni, zemërimi dhe lumturia. Uria emocionale shpesh është e shoqëruar me vetëbesim të ulët, ndjenjën e pamjaftueshmërisë dhe çrregullime të të ngrënit. Ky reagim i mbiushqyerjes për të përballuar emocionet është i zakonshëm tek individët obezë. Përveç kësaj, është e vërtetuar se mund të ndodhë edhe tek individët me peshë normale. Prandaj, përcaktohet që emocionet të ndikojnë në sjelljen e të ngrënit.
Ushqimi jep ndjenje lumturie dhe kënaqesie. Është vënë re se këto efekte janë më të dukshme tek individët obezë sesa tek ata me peshë normale. Individët obeze jane te prirur të konsumojnë ushqime me arome dhe pamje. Këto ushqime ndikojnë në menyren e të ngrënit të individëve obezë. Uria emocionale është e shoqëruar me çrregullimin e ngrënjes së tepërt (BED) dhe Bulimia Nervoza (BN).
BED(Binge Eating Disorder) është më e zakonshme tek individët obezë. Është e vertetuar se afërsisht gjysma e pacientëve të kirurgjisë bariatrike janë te diagnostikuar me BED (Vinai et al. 2015). Në studimin e Annagür et al. (2012), 22 nga 48 individët e shtruar në spital për shkak të obezitetit kishin BED(Binge Eating Disorder).
Studimet mbi proceset biologjike që çojnë në formimin e BED sugjerojnë se dopamina, opioidet, grelina dhe serotonina luajnë një rol në etiologjinë e problemit. Ndryshimet në zonat e trurit të lidhura me emocionet, dopaminën, acetilkolinën ose sistemet e opioideve, thuhet se rrisin BED. Lidhjet nervore midis ngrënies dhe emocioneve janë të lidhura me shumë rajone të trurit, të tilla si talamusi dhe hipotalamusi. Dopamina ka një rol shumë të rëndësishëm në emocionet dhe dieten ushqimore. Thuhet se serotonina lidhet me zhvillimin e BED. Bindjet negative të një individi për veten, peshën, formën e tij trupore ose sjelljen e të ngrënit mund të manifestohen dhe të shkaktojnë mendime automatike negative dhe reagime emocionale të lidhura me të. Si rezultat i përgjigjeve emocionale shqetësuese, mund të lindin mendime pozitive dhe negative për sjelljen e të ngrënit. Nëse personi ha për të reduktuar shqetësimin e tij emocional, ai mund të prodhojë mendime të reja që ngrënia nuk mund të kontrollohet, si p.sh. “Unë nuk mund ta ndal veten” pas kësaj sjelljeje. Individi që ndihet i lehtësuar emocionalisht me BED tenton ta përsërisë këtë sjellje dhe e ben zakon. Ka sjellje të tilla si ngrënia deri në ndjenjën e ngopjes në një nivel shqetësues, ngrënia e sasive të tepërta pa ndjerë uri, të ngrënit vetëm sepse njeriu ka turp , neveri nga vetja dhe ndjenja e fajit pasi ka ngrënë.
Qëllimet kryesore në trajtim janë; përvetësimi i një zakoni të shëndetshëm të të ushqyerit, per te patur një peshë trupore të qëndrueshme dhe trajtimi i çrregullimeve të lidhura me obezitetin dhe çrregullimeve mendore që shihen krahas këtyre.
Trajtimet medikamentoze për të arritur këto qëllime;
Metodat e psikoterapisë si terapia njohëse-sjellëse,
terapia e sjelljes për humbje peshe,
psikoterapia ndërpersonale,
terapia dialektike e sjelljes,
terapia motivuese dhe kirurgjia bariatrike sjellin mundësi të rëndësishme.
Si mund të dallohet uria emocionale nga ajo fizike?
▪ Ndërsa uria fizike ndihet gradualisht, uria emocionale shfaqet papritur.
▪ Uria fizike është më e tolerueshme se uria emocionale. Ndërsa kënaqja e urisë fizike mund të vonohet, nevoja për të kënaqur urinë emocionale krijon urgjencë. Personi ndihet i detyruar të hajë pikërisht në atë moment.
▪ Nëse prireni të zgjidhni një ushqim të caktuar si përgjigje ndaj urisë, ka më shumë gjasa të ndjeni uri emocionale. Sepse përballë urisë fizike, njerëzit shpesh janë të hapur ndaj alternativave të tjera.
▪ Kur hani me uri fizike, është më e lehtë të ndaloni së ngrëni pasi të jeni ngopur; Ata që hanë me uri emocionale mund të mos ndihen të ngopur dhe të vazhdojnë të hanë.
▪ Uria emocionale shpesh pasohet nga ndjenja e fajit dhe keqardhja.
Si të kontrollonı ushqimin emocional
Hapi i parë do të jetë të përpiqeni të njihni emocionet tuaja dhe të rishikoni përvojat tuaja përpara se të ndiheni kështu. Sepse fitimi i vetëdijes se si ndiheni ju ndihmon të rrisni aftësinë për të kontrolluar sjelljen tuaj.
Pas kësaj faze, mund të krijoni një “listë detyrash” për veten tuaj për t’u përfshirë aktivitete ku mund të qetesoni mendjen dhe të përqendroheni ne diçka tjeter. Ky aktivitet mund të jetë organizimi i garderobës suaj, komunikimi me dike me të cilin ju pëlqen të bisedoni, ushtrimet e frymëmarrjes ose të bëni një shëtitje. Duhet të theksohet se kjo listë ndryshon nga personi në person.
Nëse jeni të sigurt se keni një çrregullim emocional të të ngrënit, është e dobishme të qëndroni larg ushqimeve të paketuara, të gatshme me kalori për te parandaluar të konsumoni ushqime jashtë listës së blerjeve që keni hartuar më parë . Mos mbani rezervë ushqimesh të padëshiruara në shtëpinë tuaj. Gjithashtu, duke qenë se gjumi ndikon drejtpërdrejt në dietë, duke i kushtuar vëmendje cilesise së gjumit mund ta lehtësoni krijimin e një plani më të shëndetshëm të ushqyerjes.
Nëse, pavarësisht sa përpiqeni , nuk jeni në gjendje të arrini një ndryshim të qëndrueshëm të sjelljes dhe vazhdoni ta shihni të ngrënit si një mënyrë për të lehtësuar tensionin emocional, sigurohuni që të kërkoni mbështetje nga një mjek profesionist psikiater .
Vitet e fundit, studimet që shqyrtojnë efektet e të ngrënit emocional në rezultatet e kirurgjisë bariatrike, kanë treguar se ata te diagnostikuar me urı emocionale humbin më pak peshë në programin ushqimor të aplikuar pas operacionit. Sjellja emocionale e të ngrënit është një rrezik për humbjen e peshs para ose pas operacionit. Për këtë arsye, rekomandohet që individët me çrregullim emocional të të ngrënit të marrin mbështetje psikologjike gjatë këtij procesi.
Dyt. Tuğba Günal & Dyt. Merve Önder